KMDLNj: Standarde të dyfishta në trajtimin e personave të privuar nga liria

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 13:05 | Nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), para disa ditësh, kishte sqaruar se kush ka të drejtë të bëjë kufizime për bisedat telefonike me familjen dhe të tjerë të personave të privuar nga liria e që nuk janë të dënuar me një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

KMDLNj thotë se sqarimi është bërë për faktin se me rastin e ndalimit të bisedës telefonike të deputetes Donika Kadaj – Bujupi fitohej përshtypja se këtë e ka bërë drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, kurse ndalesën e ka bërë gjykatësi i procedurës paraprake ndërsa Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur është e detyruar ta zbatojë vendimin e gjykatës për aq kohë sa personi i privuar nga liria e ka statusin e të padënuarit, me një formë të prerë të gjykatës.

KMDLNj thekson se nuk ka mandat të ndërhyjë në vendimin e gjykatës për aq kohë sa është lënda aktive mirëpo mund të ndërhyjë kur kemi zbatimin e standardeve të dyfishta të ndalesës së komunikimit me familje siç është rasti i deputetes Donika Kadaj – Bujupi.

“Ka shumë raste të tjera kur janë lejuar vizita të atyre që janë të dyshuar dhe nën hetime të të arrestuarit e që kanë qenë (dyshuar) për bashkëkryerje të veprës e lere më që iu janë kufizuar apo ndaluar bisedat telefonike me familjarët apo me persona të tjerë, edhe ata të dyshuar”.

Rasti i deputetes Donika Kadaj – Bujupi është sqaruar, nuk ka të panjohura apo fakte se përdorimi i telefonit në komunikim me familjarët do të mund të ndikojë në hetime apo në gjykim prandaj ndalimi i komunikimit me telefon me familjarët është masë kufizuese e panevojshme dhe i nxjerrë probleme ,gjithashtu të panevojshme, Shërbimit Korrektues të Kosovës përkatësisht Qendrës Korrektuese për të Femra dhe Mitur në Lipjan aq më parë që ka raste shumë më të rënda se i deputetes Donika Kadaj – Bujupi të cilëve gjykata nuk ua ka shqiptuar këtë masë shtrënguese dhe kufizuese.

KMDLNj rithekson se gjykata vendos këtë kufizim por përkujton se zbatimi i standardeve të dyfishta e që është bërë në shumë raste e kompromiton këtë vendim dhe e ulë besueshmërinë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Pikërisht për këtë shkak të zbatimit të standardeve të dyfishta një numër i madh i pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve dhe mjekëve të QKUK –së sot janë me aktakuza të ngritura dhe duke u gjykuar.

Ndoshta gjykatësi i procedurës paraprake ka fakte e që KMDLNj nuk i ka me të cilën e arsyeton masën ndaluese për komunikim me telefon me familje për deputeten Donika Kadaj – Bujupi mirëpo , gjithashtu , sipas KMDLNj-së, kjo masë është krejtësisht e panevojshme në këtë fazë të procesit gjyqësorë ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme