Koalicioni i “dembelëve”

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 10:24 | Nga

Kuvendi ka miratuar vetëm 41 nga 138 ligjet e parapara për miratim për këtë vit. Ky vlerësohet si dështim i partnerëve të Koalicionit Qeverisës, pasi nuk i ka proceduar në Kuvend projektligjet sipas planit të paraparë

Kur kanë mbetur rreth një muaj deri në përfundim të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 29.71 % të agjendës legjislative për vitin 2016, shkruan “Zëri”.
Në bazë të platformës “vota ime” gjatë këtyre 11 muajve janë miratuar 41 ligje, 23 janë në procedurë të miratimit, ndërsa 74 të tjera janë në pritje.

Ky vlerësohet si dështim i koalicionit qeverisës PDK-LDK, përkatësisht i Qeverisë së vendit, pasi nuk i ka proceduar ligjet në Kuvend, sipas planit të paraparë.

Gjithashtu kritika ka për faktin që janë mbajtur numër i vogël i seancave dhe kështu ato pak seanca që kanë qenë janë ngarkuar me shumë pika në rend dite, gjë që sipas deputetëve dhe mbikëqyrësve të punës së Kuvendit ka ndikuar negativisht në kualitetin e ligjeve.

Madje më shumë se gjysma e agjendës legjislative për këtë vit ka të bëjë me plotësime dhe ndryshime të ligjeve që janë miratuar më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme