Koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 08:12 | Nga

Qeveria nuk do t’ia procedojë Kuvendit për ratifikim marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, pa u siguruar se në favor të saj janë dy të tretat e deputetëve.

Por, në bazë të deklarimeve të deritashme është larg garantimi i mbi 80 votave të deputetëve.

Gazeta merr vesh se Qeveria është në kërkim të konsensusit, i cili aktualisht nuk është arritur, për shkak se partneri i madh në Qeveri – PDK, gjithnjë e më shumë po e braktis versionin aktual të marrëveshjes.

Derisa zyrtarisht në Qeveri vazhdojnë t’i heshtin arsyet e vonesave, zyrtarë të lartë të PDK-së kanë shprehur habi për heshtjen rreth kësaj marrëveshjeje.

Të ngjashme