Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës në ora 14:00, për të vendosur përfundimisht për emra që do të përfaqësojnë ministritë e kësaj partie në Qeverinë Haradinaj.
Pas mbledhjes së PDK-së, do të takohen grupi parlamentar i PAN-it dhe AKR-ja, ku do të flitet për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot për votimin e Qeverisë, njofton lajmi.net.
Kujtomë, se sot në ora 16 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë ku pritet të votohet formimi i qeverisë.