Koalicioni po shqyrton zvogëlimin e numrit të ministrive

Prishtinë | 26 Qer 2016 | 23:15 | Nga

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës janë duke e shqyrtuar mundësinë e reduktimit të disa ministrive.

Kjo ka qenë një prej temave që kanë diskutuar partnerët e koalicionit në takimin e fundit që kanë pasur.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se kjo pritet të ndodhë vetëm pas një analize paraprake.

Ndërsa njohësit e rrethanave politike nuk besojnë se do të ketë zvogëlim të numrit të ministrive.

Sipas tyre, kjo përpjekje bëhet vetëm sa për opinion publik.

Të ngjashme