Koalicioni PSD-AAK ka mbajtur sonte një tubim me qytetarë të lagjes Sofali të Prishtinës.
“Çdo lagje e çdo fshat në secilin qytet, të përcaktuar për 100% shtet. Përkushtimi i lartë dhe dija e guximi që mbart koalicioni PSD-AAK, janë vendimtare për një shtet me dinjitet”, thuhet në një njoftim shtypi të Partisë Socialdemokrate (PSD).
“Mbështetja për projektin tonë po rritet sepse ne jemi rruga që çon drejt rritjes së mirëqenies e barazisë, që mundëson zhvillimin dhe përparimin”.
“Në Sofali sot u dëshmua kjo. 100% mbështetje për koalicionin që mundëson 100% Kosovë”, theksohet në njoftimin e partisë së Shpend Ahmetit.