Koalicioni Vakat pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Kërkesa jonë ishte krijimi i komunave boshnjake

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 15:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Rasim Demiri nga koalicioni Vakat, tha se kërkesa e tyre e parë ishte krijimi i komunave boshnjake, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesa për krijimin e komunave boshnjake është akoma dhe nuk është diçka e re. Kjo është kërkesa e parë por nuk është kusht”, tha ai.

Demiri tha se në takim nuk kanë biseduar për ndarjen e pozitave në Qeverinë e re.

“Sot kemi pasur një takim me kryeministrin e ardhshëm Kurtin dhe u.d e presidentes Osmani. Falënderojmë Osmanin për interesimin e saj për komunitetin boshnjak. Vakat gjithmonë ka qenë për formimin e institucioneve. Besojmë që edhe tash do të bëjmë njëjtë. Nuk kemi diskutuar diçka konkrete për pozita. Por kemi pasur disa kërkesa dhe kemi lënë edhe një takim me kryeministrin që të marrim disa vendime”, tha Demiri.

“Nuk kemi folur për vota, por programin për komunitetin që edhe vet Kurti është i interesuar. Javën e ardhshme po presim tri votime të rëndësishme. Ne kemi edhe një takim më kryeministrin dhe për një ose dy ditë do të merret vesh se çfarë kemi me bë”, shtoi ai.

https://vimeo.com/524257125

Të ngjashme