Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani e Kurti vazhdojnë konsultimet, takohen me Rasim Demirin

Osmani e Kurti vazhdojnë konsultimet, takohen me Rasim Demirin

Rasim Demiri përfaqësues nga “Vakat”, është pritur në takim nga Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online. Osmani dhe Kurti kanë pritur  në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve. Përderisa për ditën e premte është konfirmuar takimi […]

Rasim Demiri përfaqësues nga “Vakat”, është pritur në takim nga Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Osmani dhe Kurti kanë pritur  në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Përderisa për ditën e premte është konfirmuar takimi i Osmanit dhe Kurtit me kreun e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Të ngjashme