Boshnjakët e Mitrovicës kërkojnë të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 15:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri pa portofol, Rasim Demiri, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që edhe boshnjakët e Mitrovicës të përfshihen në dialogun final me Serbinë.

Demiri ka arsyetuar kërkesën e tij me atë se boshnjakët po ndihen të pasigurt dhe po mendojnë të largohen nga atje, raporton Ekonomia Online.

Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kërkesa e Demirit do të shqyrtohet dhe nëse ka nevojë do të ftohen boshnjakët për konsultime.

Të ngjashme