“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në “Cobra City”

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë epiliogun duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë, raporton Ekonomia Online.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vjet dënim me burgim, kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vjet burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi me 24 vjet burgim.

Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7 vjet. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vjet e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti. Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg, dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vjet.

Kujtojmë se më 09.09.2025 i akuzuari Dibran Hoxha ka dhënë mbrojtjen.

Të ngjashme