Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka komentuar një deklaratë të kryetarit të NISMA, Fatmir Limaj që e kishte dhënë kur Behgjet Pacolli ishte zgjedhur president i Kosovës.
“Sonte ka qenë zgjedhja më e keqe e mundshme që ka ardhur për momentin. Ka mundur me pasë zgjedhje më të mirë se kjo”, kishte deklaruar Limaj, ka shkruar Koci.
“Ani çka , “burrat” i hanë fjalët e veta!”, ka qenë komenti i Kocit për këtë deklaratë të Limajt.
Së fundmi janë NISMA dhe AKR që kanë nënshkruar koalicion për kryetar të Drenasit.