Avokati Arianit Koci, ka ngritur dy shqetësime në lidhje me autostradën “Arbën Xhaferi”.
E para, sipas tij, nuk qëndron argumenti se punimet në këtë segment të autostradës nuk po përfundojnë për shkak të motit të ligë, ashtu siç ka pretenduar Ministria e Infrastrukturës. Kësisoj, Koci ka kërkuar që të gjobitet konzorciumi që po kryen punimet, e paratë të kthehen në 53 milionëshin që Qeveria e Kosovës u detyrua të paguajë si gjobë për mos respektim të kontratës.
E dyta, dhe më shqetësuese për Kocin, është degradimi i ambientit, me vendosjen e urës rreth 6 kilometra, që po konsiderohet më e gjata në rajon.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklarimin e Kocit:
A po degradohet ambienti?
1.Autostrada në drejtim të Shkupit nuk po kryhet në afatin e praparë kontraktues. Faktori i kohës së keqe nuk mund të jetë arsye për mos aplikim të gjobave për së paku dy arsye:
-Në dimër nuk mund të presim temperatura verore;
– Ky dimër është shumë i butë.
Sot, në Hanin e Elezit, temperatura është 8 gradë celzius!
Shuma e gjobës le të zbritet prej shumës 53 milionëshe, qe ne i kemi obligim për vonesa të pagesës.
2.
Më shumë se aplikimi i gjobës po më brengos vendosja e mbajtëseve gjigante të betonit, që e mbajnë urën (viaduktin), përgjatë shratit të lumit.
Duhet me i angazhu ekspertat e ambientit dhe me e vlerësu gjendjen.
Kemi shumë pak lumenj dhe ujë në përgjithësi. Çdo degradim i ambinetit do t’i kushtoj krejt shoqërisë shtrenjtë, dhe çmimim do ta paguajnë disa gjenerata – dhe jo veç ne!