Koci thotë se sistemi i burgjeve e ka menaxhuar mirë situatën me pandeminë

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci e ka lëvduar sistemin e burgjeve të Kosovës, duke theksuar se situata me pandeminë Covid-19 është menaxhuar mirë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se sot ka qenë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Nuk ke si të mos befasohesh për të mirë me rregullin, pastërtinë, disiplinën dhe masat e kujdesit për luftën kundër infeksionit”, ka shkruar ai.

Ndërkaq tutje ka njoftuar se vizitat familjare e të burgosurve deri më tani kanë qenë dhe ende janë të ndaluara, për shkak të pandemisë.

“Madje, nëse i paraburgosuri/burgosuri ka apo ka pasur nevojë të shkoj në spital, pas kthimit futët në karantinë. Pra, është minimizuar rreziku. Sidoqoftë, sot e kuptuam që ishim të parët që u lejuam zyrtarisht të futemi brenda, dhe të jemi pjesë aktive e një procesi hetimor”, ka shkruar ai.

Ndërkaq gjatë ditës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se do të fillojnë lehtësimin e masave dhe do të lejojnë kontaktin e avokatëve me të paraburgosurit.

Përmes një komunikate për medie, SHKK ka bërë të ditur se gjatë vizitave, avokatët janë obliguar të kenë me vete ID kartelë valide dhe të mbajnë distancën sociale të pajisur edhe me dorëza e maska.

Të ngjashme