Kocijancic: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 08:50 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Siç raporton B92, Kocijancic ka theksuar se marrëveshja e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe për asociacionin lehtëson dialogun.

“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të të dyja palëve për normalizim se AKS të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kjo deklaratë e saj vije pas paralajmërimit të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se nuk do të formohet Asociacioni, në qoftë se ai bëhet kryeministër i Kosovës.

“Unë pres që do të tregohet angazhim konstruktiv nga dy palët në takimet që do të mbahen në muajt e ardhshëm”, ka shtuar Kocijancic.

Të ngjashme