Kocijançiq: BE shpejt do t’i ftojë palët për raundin tjetër të bisedimeve

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 10:31 | Nga

Deklarimet publike për vazhdim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po vazhdojnë nga të dyja palët.

Mirëpo, pavarësisht këtyre deklarimeve ende nuk dihet ndonjë datë e saktë se kur do të ketë rifillim të dialogut në mes të dyja vendeve.

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve është kërkuar edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë për arbresh.info se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është duke bashkëpunuar me të dy presidentët për normalizim të përgjithshëm të situatës.

“Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini po bashkëpunon me të dy presidentët për normalizim të përgjithshëm të situatës. Të dy presidentët kanë treguar angazhim konstruktiv”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka bërë të ditur se BE-ja shumë shpejtë do t’i ftojë të dyja palët për raundin e dytë të bisedimeve.

“Shumë shpejt BE-ja do t’i ftojë të dyja palët për raundin e dytë të bisedimeve teknike në Bruksel”, ka deklaruar ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme