Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka konfirmuar se një takim midis përfaqësuesve të Shërbimit Diplomatik Evropian (EEAS) dhe ekipit të sapokrijuar të Prishtinës për dialog me Beogradin do të zhvillohet në Bruksel më 8 janar.
“Shërbimi i Jashtëm Evropian ka ftuar ekipin e Dialogur të në Kosovë në konsultime më 8 janar. Thirrja erdhi pas themelimit të këtij ekipi nga Parlamenti”, i tha ajo Tanjugut.
Kujtojmë se Ekipi Negociator i Kosovës në krye me Fatmir Limajn e Nismës dhe Shpend Ahmetin nga Partia Socialdemorate u votua në seancën e jashtëzakonshme të 15 dhjetorit, gjegjësisht një ditë pas themelimit të ushtrisë së Kosovë.