Kodi i veshjes në takimet biznesore nuk vlen për Jennifer Lopezin

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez nganjëherë mund të zgjedhë veshje krejtësisht të pazakonta.

Sidoqoftë, edhe kur është e pazakontë, bukuroshes latino-amerikane i shkojnë për shtatin e trupit.

Këngëtarja dhe e dashura e Alex Rodriguez, shkuan në një takim biznesi dhe J.Lo doli me një veshje të relaksuar.

Trikot me ngjyra të ndryshme i kishte kombinuar me çizmet dimërore dhe një xhup të shkurtër që ka qenë një hit i vërtetë në dy vitet e fundit.

Ju do të mendoni se ky kombinim i veshjes do të përshtatet shumë rrallë, por ajo arriti ta nxjerrë më të mirën prej saj.

Për t’i bërë gjërat të çuditshme, 49-vjeçarja u vesh kështu për një takim rreth aranzhimit të koncerteve që do t’i mbajë gjatë vitit të ardhshëm.

Për Lopez, natyrisht, rregullat e veshjes për takimet e biznesit nuk zbatohen pasi ka arrit një status në shoqëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme