Kodi i ri Penal “trash” dënimet kundër korrupsionit

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 07:51 | Nga

Ministria e Drejtësisë e ka finalizuar të martën Draftin me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat përmbajnë ndëshkime më të ashpra për veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe terrorizmin. Veç tyre, për konfliktin e interesit janë paraparë dënime me burg, krahas gjobave, shkruan sot Koha Ditore.

Drafti përmban edhe dispozita të reja që kanë të bëjnë me parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Aty janë të përfshira dispozita rreth shpëlarjes së parave, por edhe rreth krimit financiar, si dhe konfiskimit dhe kthimit të aseteve. Pastaj, edhe për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme