Kodi telefonik kërkon ndërrim të SIM kartelave nga konsumatorët

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 08:14 | Nga

Janë bërë për pak ditë katër muaj prej kur Kosovës i është ndarë kodi telefonik +383 dhe thirrjet tashmë në mes telefonive mobile mund të bëhen me këtë kod.

Më 2 shkurt Agron Mustafa, drejtor i Valës dhe Telekomit, realizoi thirrjen e parë me kodin telefonik +383, shkruan sot Koha Ditore.

Prej atëherë përdoruesit e telefonave mobilë kanë mundur të realizojnë dhe të pranojnë thirrje me këtë kod.

Mirëpo të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile Vala, do t’u duhet që në të ardhmen t’i ndërrojnë SIM kartelat, gjë që nuk është specifikuar se kur.(Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme