Koeman i pakënaqur me paraqitjen e Barçës në fitoren kundër Valladolidit

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren e vështirë 1:0 kundër Real Valladolidit të hënën në mbrëmje.

Ousmane Dembele me një gol të vonshëm në Camp Nou ia siguroi Barçës një fitore tejet të rëndësishme në garë për titull, duke e parë humbjen e liderit Atletico Madrid një ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, kjo fitore ishte e rëndësishme për faktin se Barcelona do të përballet me Real Madridin të shtunën dhe tani do të shkojë në atë takim duke qenë mbi rivalin e vet më të madhe në tabelën e La Ligës dhe vetëm një pikë larg kreut.

Koeman e pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij nuk luajti mirë.

“Na munguan shumë gjëra në pjesën e parë. Nuk bëmë presion siç duhet. Në fillim e pashë një Barcelonë të ngadalshme dhe të lodhur”, tha Koeman.

“Ne nuk e kontrolluam lojën. Prandaj e ndryshuam sistemin dhe u përmirësuam në pjesën e dytë. Ishte ndeshje e vështirë sepse nuk ishin në nivelin tonë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme