Koeman po përgatitet për fazën parasezonale të Barcelonës

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman vazhdon të përmbush detyrat e tij profesionale, duke lënë anash thashethemet për mundësinë e largimit të tij nga “Camp Nou”.

Koeman ka ende një vit në kontratën e tij dhe po e planifikon përgatitjen parasezonale të ekipit.

Një nga vendimet që s’mund të pres janë pushimet e lojtarëve.

Shumë prej futbollistëve do të luajnë me kombëtaret e tyre në Kampionatin Evropian, teksa Messi do të luajë në Copa America.

Ata që nuk janë ftuar nga ekipet kombëtare do ta pëfundojnë sezonin me Barcelonën të shtunën me ndeshjen ndaj Eibarit, ndërsa Koeman u ka garantuar atyre shtatë javë pushim, kurse do të rikthehen prej dates 12 korrik në Ciutat Esportiva për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Për futbollistët që janë të përfshirë në shtetet që luajnë në Kampionatin Evropian, eliminimi i tyre do ta determinojë edhe datën e rikthimit në klubin katalonas. Futbollistët do të kenë një muaj pushim.

Ata tashmë e kanë shpenzuar një javë para se të bashkohen me ekipet kombëtare dhe do të kenë edhe tri javë tjera, teksa Koeman synon ta ketë të kompletuar skuadrën në fund të korrikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme