Koeman: Ndaj Atletico Madridit nuk është vendimtare

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Ronald Koeman ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me beson Atlético Madridin, që shumë kush thotë se do të përcaktojë fituesin e La Ligas.

Barcelona e pret kryesuesin që kanë dy pikë më shumë se sa ta, me dëshirën e madhe për t’i marrë vendin e parë, sigurisht duke shpresuar gjithashtu se Real Madridit nuk do të fitojë ndaj Sevillas.

“Nuk mendoj se rezultati i kësaj ndeshjeje është vendimtar, sepse do të kemi tri sfida të tjera për të zhvilluar. Sigurisht është e rëndësishme, sepse kanë mbetur pak ndeshje por nuk është vendimtare”.

“Unë jam i bindur se, nëse fitojmë në katër ndeshjet e mbetura, ne do të jemi kampion”.

“Messi? Gjëja më e mirë për ne është që Leo të qëndrojë. Është më e lehtë ta planifikosh sezonin e ardhshëm, sepse ne do të vazhdonim me më të mirin në botë”.

Të ngjashme