Kofi Annan do të pushojë në vendlindjen e tij në Gana të Afrikës.
Në varrimin e tij të enjtën, e veja e Annanit, Nane Maria, udhëhoqi qindra persona që kishin shkuar për varrim, duke përfshirë udhëheqësit botëror.
Ajo e quajti burrin e saj një person “të jashtëzakonshëm” i cili kishte gëzime në jetë, transmeton Klan Kosova.
Mijëra njerëz kanë vizituar arkivolin e tij në vendin e tij të origjinës gjatë tri ditëve zie kombëtare që u shpallën për Anannin, i cili u quajt “një nga figurat e vërteta, ikonë e kohëve moderne” nga presidenti i Ganës, Nana Akufo Ado.
Ndërkaq liderët botëror e kanë falënderuar ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së duke bërë thirrje për ta mbajtur gjallë trashëgiminë e një “optimisti kokëfortë” për të krijuar një botë më të mirë dhe paqësore.
Annan udhëhoqi OKB-në nga viti 1997 deri në vitin 2006 duke u bërë kështu personi i parë nga Afrika që mori këtë post.
Ai vdiq më 18 gusht, në moshën 80 vjeçare në shtëpinë e tij në Zvicër, pas një sëmundjeje të shkurtër.