Ekonomia Online
FUNDIT

Kohë të këqia

Kohë të këqia

(Poezi nga Marinela Sela) Kryeqyteti im është prej betoni.Dhe njerëzit gjithashtu.Krimi kudo mbin si fije bari.E burgosur ndjehem këtu…Në fshatin tim ku u rritaNjeriu e nderon njerinë.Atje në det pagëzohet dita.Dhe toka ku shkel të bekon…Sa herë im At krasiste vreshtat.– Bijë, mos harro një këshillë! – më thoshte.“Hidhi sytë gjithmonë nga vetja!Shkule me rrënjë […]

(Poezi nga Marinela Sela)

Kryeqyteti im është prej betoni.
Dhe njerëzit gjithashtu.
Krimi kudo mbin si fije bari.
E burgosur ndjehem këtu…
Në fshatin tim ku u rrita
Njeriu e nderon njerinë.
Atje në det pagëzohet dita.
Dhe toka ku shkel të bekon…
Sa herë im At krasiste vreshtat.
– Bijë, mos harro një këshillë! – më thoshte.
“Hidhi sytë gjithmonë nga vetja!
Shkule me rrënjë të keqen brenda teje!”
Dhe kur mami atje në stan,
iu hidhte tagjinë bagëtive.
Më thoshte shpesh buzagaz:
– E vogla ime
më mirë rri pranë kafshëve
sesa të rrish pranë të ligëve …
Po tani që fati deshi
Kryeqytetin ta provonim.
Shitur prej vitesh delet i kemi
Pa punuar e kemi tokën.
Menduam se farën e ëndrrave
lirisht këtu do e mbillnim.
Por në beton veç thyhen zemrat.
Krahë për krahë merr frymë me krimin…

Të ngjashme