Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar Javën Olimpike 2021, me mbjelljen e drunjtëve në Veternik të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, tha se në kuadër të javës Olimpike do të zhvillohen aktivitete të shumta.
Ai tha se mbjellja e drunjëve shënon procesin e mbjelljes së 1 milion e 800 mijë drunjëve për 10 vjetët e ardhshme.
“Edhe sot dita e dytë e Javës Olimpike dhe sot po shënojmë edhe një rast të veçantë mbjelljen e drunjve dhe është pjesë e procesit të mbjelljes së 1 milion e 800 mijë drunj dhe ky është aktivitet i rëndësishëm”.
“Ne do të vazhdojmë deri në fund të javës me aktivitete të tjera dhe sa më shumë të kontribuojmë përkrahjen rinisë sonë”.
Luan Hasanaj drejtor i Let’s Do It, tha se në vend ka shumë hapësira për mbjelljen e drunjëve, derisa tha se aty ku mbillen drunj mbjellim jetë.
“Ne me shumë dëshirë ju kemi bashkuar aktivitetit të Komiteti Olimpik dhe përmes këtij angazhimi dëshirojmë të ju bëjmë thirrje të gjithëve që përmes mbjelljes së drunjëve”.
“Jo vetëm në ditë të shënuara, por çdo ditë sepse kemi shumë hapësira dhe aty ku mbjellim drunj mbjellim jetë”.
Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka përgëzuar KOK-un për këtë aktivitet, raporton EO.
“Për fat të keq këto ditë në vendin tonë nuk çmohen shumë, është një hap i qëlluar dhe shpresoj me aktivitete të tjera të plotësohen kriteret e tjera jetësore”.
Edhe Fitim Arifi Drejtor i departamentit të sportit ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës për zhvillimin e aktiviteteve.