Kokaina e papastër mbyt 16 persona në Argjentinë, dhjetëra të tjerë në spital

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Kokaina e përzier me substanca të tjera ka mbytur të paktën 16 persona dhe 50 të tjerë kanë përfunduar në spitale në rajonin e kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, thonë autoritetet.

Hetuesit besojnë se droga e paligjshme ka qenë e përzier me një lloj helmi ose me një substancë tjetër. Ministri rajonal i sigurisë u bëri thirrje të gjithë përdoruesve që kanë blerë kokainë në 24 orët e fundit që ta gjuajnë atë.

Besohet se e tërë droga është blerë në të njëjtën zonë. Autoritetet deri më tash kanë arrestuar nëntë persona në lidhje me rastin, shkruan BBC.

Hetuesit janë duke i pritur rezultatet e obduksionit për ta krahasuar drogën e konfiskuar gjatë bastisjeve me atë që e kanë përdorur viktimat.

Sipas një raporti të vitit 2019 për konsumimin e drogës në dy Amerikat, Argjentina është shteti me shkallën e tretë më të lartë të konsumimit të kokainës për numër banorësh në këto kontinente, pas Shteteve të Bashkuara dhe Uruguajit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme