Policia e Prizrenit ka arrestuar të dielën katër persona të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike
Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Të dyshuarit janë arrestuar pasi gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë 0.94 gr. dhe marihuanë 0.30 gr.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.