Kolegji “Biznesi” organizoj konferencat shkencore “Rrjedhat dhe Sfidat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës pas Pavarësisë” dhe “Masat për Parandalimin e Zjarreve”.
Në kuadër të punimeve të konferencës u prezantuar 17 kumtesa shkencore që i referoheshin fushës së ekonomisë, gjendjes aktuale që mbretëron në zhvillimet ekonomike në Kosovë si dhe specifikat dhe perspektiva e zhvillimit të ekonomisë vendore.
Konferenca ngjalli interesim të madh tek një numër i madh të pranishmëve e të punëtorëve shkencor, si dhe te studentët.
Tema aktuale siç është zhvillimi ekonomik dhe sfidat e saj pas pavarësimit të Kosovës ishte një nga prioritet thelbësore të perspektivës së zhvillimit të ekonomisë dhe kapitalit vendor të trajtuara në konferencë.
Në konferencë u trajtuan tema që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të vendit në fushën e makroekonomisë dhe mikroekonomisë, cilësia e produkteve, investime e huaja direkte, rritja e punësimit, zhvillimin e NVM,si dhe temat që ndërlidhen me kapacitetet energjetike të shtetit.
Politikat avancuese të zhvillimit ekonomik të shtetit, ndërtimin e kapaciteteve mikro-makro ekonomike të ekonomisë vendore, dominuan si prioritete shtetëror në kuadër të punimeve të konferencës.
Nga sektori i emergjencave dominuan temat si në vijim: Elementet e analizës dhe vlerësimit të rrezikshmërisë nga zjarri në pyje dhe kullota si dhe punimet e shuarja e zjarreve nga ajri, dhe tema trajnimi dhe edukimi për parandalimin e zjarreve dhe aksidenteve në trafik.Në fund të konferencës u prezantuan përfundimet dhe rekomandimet e dala nga konferenca.
Të gjitha punimet do të botohen në revistën shkencore të kolegjit Biznesi.