Kolegji BIZNESI, organizoi konferencën shkencore me temë “Menaxhimi i emergjencave pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj”.
Tema e tillë është zgjedhur për faktin se brenda një teme duhet të gjejnë veten e të angazhohen me studime të veçanta studiuesit që dëshirojnë të hulumtojnë në shkencën për zhvillimine vendit, duke përfshirë pedagogët dhe studentët në programet që zhvillon ky Kolegj në procesin edukativo-arsimor.
Mbi këtë bazë edhe temat e paraqitura në këtë konferencë, ishin të shtrira në të gjitha fushat e programeve arsimore.
Në këtë konferencë u paraqiten 39 kumtesa, të cilat trajtonin probleme, dilnin në përfundime dhe jepnin rekomandime me shumë vlerë për të përmirësuar kërkesat në të gjitha fushat e jetës në vend ashtu edhe për të rritur ndjenjën e përgjegjësisë për rritjen e sigurisë së të ardhmes për të siguruar një jetë më të mirë dhe të pa dëmtueshme për qytetarët dhe për t’i dhënë autoritet vendit në rajon e më gjerë.
Temat e studimit ishin të shtrira në këto fusha:
1. Për përdorimin e gjuhës në të shkruar– ku u trajtuan çështje të stilit, formës stilistike dhe korrektësisë gramatikore, në të shkruarit jo vetëm të trajtesave shkencore a ligjëratave, por edhe në praktikën e përditshme të të shkruarit.
2. Për sigurinë në jetën e përditshme, ku studiuesit që paraqitën kumtesat trajtuan me kompetencë çështje të tilla si: Roli i Inspektoratit Policor të Kosovës si mekanizëm mbikëqyrës në adresimin e sfidave të sigurisë në Kosovë; Ekstremizmi, Evropa Liberale dhe Kosova drejt Evropës; Faktorët e Rrezikut për shkaktimin e aksidenteve në Trafikun rrugor në Kosovë, periudha 2011 -2015; në të cilat dolën elemente që janë me shumë vlerë për të siguruar rritje të prioriteteve për krijimin e kushteve më të mira për punë duke krijuar mundësi për një vizion më të qartë për të ardhmen.
3. Për çështjet e zhvillimit ekonomik, u paraqitën tema interesante, që i sollën studiues të ndryshëm të cilët shprehën idetë e tyre për një sfond sa më të qartë. Temat e paraqitura ishin të tilla, si: Bizneset përball krizës financiare globale; Dërgesat e emigrantëve dhe menaxhimi i tyre; Krahasimi i zhvillimeve në tregtinë e jashtme të Kosovës te viteve 2013 dhe 2014 si pasqyrë e qartë për shkallën e ulët te zhvillimit ekonomik; Ndikimi i teknologjisë informative në zhvillimin e marketingut dhe biznesit; Bankarskeusluge i e-bankarstvo u obrazovnomsistemu (Banka dhe e-banking në sistemin arsimor); The possibilitiesforinvestments in special sectorsof the economy (Mundësitë për investime në sektorë të veçantë të ekonomisë); Procedura e riorganizimit të ndërmarrjeve dhe pasurisë së tyre – teoria dhe praktika; Shqyrtimi i mundësisë së implementimit të standardit OHSAS18001:2007nëkompanitë e industrisë së ndërtimeve; Mortalitet preduzeça, u odnosu na registraciju i strukturu u svijetu i opštiniPeć (Mbyllja e bizneseve në raport me regjistrimet dhe struktura e tyre në bote dhe në komunën e Pejës); Etika dhe ndikimi i saj në zhvillimin e ndërmarrjeve turistike dhe hoteliere; Ekonomskabezbednost i organizovaniprivredni kriminal (Siguria ekonomike dhe krimi i organizuar ekonomik); Turizmi dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik; Organizimi dhe inovacioni i biznesit.
4. Për menaxhimin e emergjencave, u trajtuan tema që tërhoqën vëmendjen për një analizë më të detajuar të dukurive që rrezikojnë zhvillimin e vendit dhe jetën e pasurinë e qytetarëve, si dhe mjedisin, për të arritur në përcaktimin e kërkesave të nevojshme për parandalimin e efekteve të tyre, për të mos lejuar që këto rreziqe të evidencuara të kthehen në kërcënime për jetën tonë. Temat e paraqitura ishin të tilla, si: Procesi i analizës së rrezikut nga fatkeqësitë; Paniku shkaktar i lëndimeve; Analizë e efekteve socio-ekonomike globale të emergjencave katastrofave; Një analizë e përgjithshme e kërcënimit; Temperaturat e larta në vendet e punës, teoria dhe praktika; Pasojat e ambientit të ndotur në shëndetin e punëtorëve; Kompanitë e sigurimeve në Kosovë dhe siguria; Definimi dhe organizimi i sigurimit vullnetar dhe atij të obliguar në Republikën e Kosovës; ABC e konflikteve dhe fatkeqësive – ndihma humanitare – standardet – aftësitë – trajnimi dhe përvojat. Këto kumtesa krijuan një imazh akoma më të qartë për një sasi dukurish të cilat tërheqin vëmendjen në këtë fushë, por që edhe duhet të vihen në agjendën e punës së institucioneve, për t’i bërë ato më të përgjegjshme për sigurinë e të ardhmes së zhvillimit të vendit.
5. Për zhvillimin e politikave të sigurisë së vendit, u paraqiten kumtesa, të cilat trajtuan çështje të tilla, si: Menaxhimi i sigurisë përballë rreziqeve, situatave të emergjencave, krizave dhe fatkeqësive; Roli i sigurisë kombëtare në ruajtjen e interesave dhe identitetit kombëtar; Krizat ndërkombëtare; Ndikimi i papunësisë afatgjate ne shëndetin mendor te njerëzve; Trafikimi dhe prostitucioni në vend dhe rajon, vështrim i përgjithshëm në Kosovë – Rajon); Lufta dhe intervenimi i NATO-së në Kosovë në aspektin e emergjencave të sigurisë juridike dhe ekonomike. Këto tema, dhanë një kontribut shtesë për ta bërë më dinamike punën për fuqizimin e punës për ndërtimin e politikave të qëndrueshme bashkëkohore për sigurinë dhe zhvillimin e tyre, duke u ballafaquar me kërkesat e kohëve moderne dhe me arritjet e vendeve të zhvilluara në këtë fushë.
6. Për njohjen dhe analizën e rreziqeve në ballafaqim me ligjet, u paraqitën kumtesa të tilla, si: Terrorizmi dhe krimi i organizuar si rrezik për sigurinë e Kosovës; Sfidat e institucioneve të sigurisë në Kosovë, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit etj, në të cilat u trajtuan me profesionalizëm problemet që janë më prezent, dhe se si mund të bëjmë ballafaqimet me ligjet tona, për të shmangur mundësinë e paraqitjes së kërcënimeve të tilla, të cilët po duken ndjeshëm në vende të ndryshme të botës e që janë bërë kërcënime e në disa raste edhe katastrofa edhe në vende të zhvilluara.
7. Për ligjshmërinë dhe këndvështrimet bashkëkohore të saj u paraqiten disa tema, për çështje që na japin mundësi të ballafaqohemi me tema të tilla, si: Procedura e hartimit të testamentit noterial; Politikat antikorruptive dhe forcimi i rendit dhe ligjit; Narkomania dhe kriminaliteti; Procesi i riedukimit të personave të dënuar në entet ndëshkimorepërmirësuese të tipit të hapur. Çështje të tilla dhanë në këtë konferencë një pamje shumë interesante dhe me vlerë, pasi tërhoqën vëmendjen për një punë ndryshe në njohjen dhe vlerësimin e ligjshmërisë, duke nxjerrë përfundime e mësime, për të shmangur dukuritë e mos udhëheqjes prej ligjshmërisë në jetën e përditshme të shoqërisë.
8. Për kërkesat e argumentimeve matematikore të zhvillimeve të të gjitha fushave të studimit, u paraqit kumtesa me titull: Një përgjithësim për funksionin e prodhimit Coob-Douglas me katër faktorë (rasti 1 output dhe 4 inpute). Në këtë kumtesë u trajtuan probleme të ngushta profesionale, por që tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve, me mënyrën e trajtimit, për të krijuar idenë, se tashmë në shoqëri çdo hap duhet të bëhet me llogari të imtë matematikore, për të arritur zhvillimin dhe garantuar të ardhmen.
Kjo konferencë ashtu si edhe shumë e shumë aktivitete të vijueshme shkencore, botuese dhe promovuese u hap nga Dekani i Kolegjit BIZNESI, Prof. Dr.ShyqeriKabashi, i cili duke shprehur fjalë motivuese për të gjithë të pranishmit dhe të angazhuarit me kumtesa, i cili ndër të tjera, u shpreh se “Do të punojmë pa ndërprerje që Kolegji BIZNESI të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të punës studiuese, duke dhënë siguri, se çdo punim do të botohet nga Kolegji, çofshin punimet kumtesa, të cilat botohen në revistën BIZNESI, ashtu si edhe punime të gjera, të cilat do të botohen si tekste, monografi a gjini të tjera, të cilat paraqesin interes për studentët ose për qytetarët”.
Në këtë konferencë paraqiten punime studimore në nivelin e kumtesave Ma. Afërdita Nimani, Ma. AlushBeqiri, Mr. Arbër Beka, Dr. Artan Nimani, Mr. Valboba Zeqiraj, Ma. Emin Beqiri, Atdhe Kabashi, Abetare Kabashi, Dr. Genc Denjaha, Ma. Bashkim Hoxha, Ma. Arben Dalipi dhe Ma. Gazmend Badivuku, Dr. Besim Kelmendi, Ma. Bilgaip Maznikar, Mr. Blerim Burjani, Mr. Burim Gashi, Mr.Fahredin Verbovci, Mr. Faton Gerbeshi, Dr. Florim Idrizi, Dr. Shefket Dehari, Dr. Dije Dehari, Dr. Ajrula Birdaini, Muljaim Kaçka, Ma, DiellëzaKuliqi, PhD. HalimKuliqi, Dr. Husnija Bibuljica, Ma. Hysen Gashi, PhD. Imërlije Alili, PhD Afrim Alili, Dr. Izet Shehu, Mr. Ruzhdi Feka, Dr. Kudusi Lama, Phdc. Latif Krasniqi, Dr. Majlinda Belegu, Ms. Ina Çani, Ma. Miftar Mehana, PhD. Muhamet Lama, Dr. Muhamed Racaj, Ma.Zekirja Aziri, Dr. Mujo Daciç, Mr. Nexhmedin Sejdiu, Dr. Ridvan Kajtazi, Dr. Rifat Lila, Phd. Ruzhdi Kabashi, Mr. Sami Semani, Shpëtim Gashi, PhD.Skender Zenelaj, Dr. Urim Vejseli, Ma. Bislim Zyrapi, Mr. Valbone Kastrati, Mr.Valbone Ramaj, Dr. Vehbi Ramaj, Dr. Xhevat Berisha, Bariu Zenelaj, Betim Kasemi, Ma. Zahir ARIFOVIÇ, Dr.AleksandarIvanoviç etj.