Kolegji ISPE fton Prokurorinë ta hetojë Agjencinë e Akreditimit

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Kolegji ISPE ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i trajtojnë rastet e fundit të akreditimit të programeve të disa institucioneve private të arsimit të lartë.

Ky reagim ka ardhur pas dyshimeve që i kanë ngritur tre anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Akreditimit), Dukagjin Zeka, Rozafa Koliqi dhe Arta Jakupi, si dhe organizata ORCA për manipulim të procesit të akreditimit në mbledhjen e fundit të Bordit, shkruan sot “Koha Ditore”.

ISPE-ja, në reagimin e saj, ka thënë se u bashkohet thirrjeve të fundit të disa anëtarëve të Bordit të Agjencisë për Prokurorinë për të ndërmarrë hetime rreth manipulimeve dhe orkestrimeve të procesit të akreditimit. Ky kolegj ka theksuar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me organet kompetente të shtetit në këtë drejtim.

ISPE-ja ka theksuar se edhe pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA dhe EQAR-i nuk është ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e situatës në këtë agjenci nga ana e institucioneve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme