Kolegji UBT mirëpret 5 mijë studentë të rinj – Hajrizi: 98% e të diplomuarve gjejnë punë pas studimeve

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji UBT ka mbajtur ceremoni solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2022/2023, me ç’rast iu ka uruar mirëseardhje rreth 5 mijë studentëve të rinj, raporton Ekonomia Online.

Rektori Edmond Hajrizi tregoi për kushtet të cilat i ofron ky kolegj. Ai tha se kolegji UBT ofron një model të ri inovativ, e që sipas tij, studentët e këtij i kanë të gjitha kushtet e nevojshme që të jenë të suksesshme.

Ai shtoi se UBT-ja përbëhet prej një stafi prej 1 300 personash që punojnë me orar të plotë e po ashtu ky kolegj i posedon mbi 200 laboratorë si dhe ka mbi 80 kompani që u mundësojnë studentëve praktikën profesionale.

“Sot ishte një ditë e veçantë, fillimi i vitit akademik dhe mirëpritja për studentët e rinj. Ideja është që edhe ne në Kosovë të ju ofrojmë rinisë një koncept modernë të edukimit të arsimit të lartë. UBT-ja prezanton një model të ri të një sistemi inovativ dhe të modelit që quhet Universiteti 4.0, është një formë e re e transformimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe mendoj se studentët tanë i kanë të gjitha kushtet e nevojshme që të jenë të suksesshme”.

“Së pari një program shumë modern dhe të akredituar dhe me standarde ndërkombëtare. Një staf prej 1 300, mbi 200 laboratorë që janë në dispozicion të tyre që të bëjnë punë hulumtuese, dhe pjesa tjetër rreth 89 kompani instruktive të cilat ju mundësojnë atyre praktikën profesionale” tha rektori.

Ai ndër të tjera u shpreh se UBT-ja si kolegj është ranguar në 100 universitet më të mira në botë si dhe e 6-ta në botë për pjesën e teknologjisë, raporton EO.

Ai po ashtu tha se këtë vit janë regjistruar afër 5 mijë student, duke shtuar se 98 për qind e këtyre studentëve gjejnë punë menjëherë pas përfundimit të studimeve.

“UBT-ja është rangu në 100 universitet më të mira në botë e për pjesën e teknologjisë në vendin e 6-ta në botë nga 50 Universitetet e selektuara. Punësimi i studentëve të UBT-së është shumë i lartë, 98 për qind gjejnë punë menjëherë pas përfundimit të studimeve”.

“Ne me kuota i kemi të lejuar afër 5 mijë student që sivjet i marrim, në master janë rreth 3 200 student dhe pjesa tjetër mbetet me studimet master të cilat janë duke vazhduar deri në fund të tetorit”, tha Hajrizi.

Maria Lumezi, ish-studente në Fakultetin e Informacionit në UBT, tha se vitet e studimeve kanë qenë shumë atraktive duke shtuar se ajo ka pasur mundësi të punësohet ende pa përfunduar studimet.

“Në UBT ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që i ka kaluar pritshmërit e mija. Këto vite të studimeve kanë qenë shumë atraktive pasi kemi mbajtur vizita të ndryshme studimore e aktivitete të ndryshme. E më e rëndësishmja është që kam pasur mundësin të punësohem ende pa përfunduar studimet. Nuk ka një ndjenjë më të mirë e më të veçantë se sa me qenë pjesë e një vendi ku ki kaluar vitet e studimit e tash me dhënë kontributin për zhvillimin e këtij vendi” tha ajo.

Ish-studentja e Fakultetit tw Arkitekturës dhe Planifikimit, Hapësinore, Fjolla Krasniqi, tha se vitet e studimeve për të kanë qenë të suksesshme që sipas saj, as ajo nuk e ka pritur atë sukses.

“Ju urojë mirëseardhje në institucionin me inovativ në vend, i cili është institucion dhe vend i mundësive më të mira dhe më të suksesshme. Këto tri vite të studimeve kanë qenë shumë të suksesshme dhe kam arritur suksesin që as unë vet nuk e kam pritur”, tha ajo.

Të ngjashme