Kryetarja e Komisionit për Siguri, fatmire Kollçaku pas mbledhjes së këtij komisioni ku raportoi drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj tha se morën vërejtje për mungesën e një Ligji për pandeminë, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e Policisë.
Kollçaku tha se nga Qalaj janë njoftuar se gjatë kohës së menaxhimit të pandemisë ai ka pasur bashkëpunim të mirë me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ajo çka kuptuam ishte se kishte pasur një bashkëpunim me Sveçlën dhe veprimet i kishin të harmonizuara”, tha ajo.
Kollçaku tha se janë njoftuar se përvec shtesës prej 300 euro për pjesëtarët e Policisë nga Qeveria, duhet të paguhen edhe orët shtesë të punës.
“Përveç pagës dhe 300 euro shtesë atyre ju paguhet edhe orët shtesë sepse puna e policit është sfiduese. Po ashtu kishte edhe vërjejtje nga Qalaj për një ligj për pandmeinë dhe policia ka luajtur një rol bashkëpunues me qytetarët e Kosovës. Kjo është mënyrë më e drejt që Policia të ju dalë në mbrojtje qytetarëve”, shtoi ajo.
Ajo ka thënë se nga drejtori Qalaj është thënë se në provat për protestë janë respektuar masat mbrojtëse.
“Sa i përket protestës Qalaj ka thënë se nuk ka qenë protestë por, aty janë respektuar masat mbrojtëse dhe nuk ka pasur leje të marr në polici. Asnjë nuk ka mundësi të bëjë ndikim sepse qeveritë vijnë dhe shkojnë dhe policia mbetet në detyrë”, tha ajo.
Kollçaku tha se janë njoftuar se rasti i vdekjes së të riut Agon Musliu në karantinën e vendosur në Qendrën e Studentëve është duke u hetuar.