Deputetja nga Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se qëndrimi i VV-së nuk ka ndryshuar sa i përket demarkacionit dhe se Veseli nuk është konsultuar me këtë subjekt sa i përket shtyerjes së seancës, raporton Ekonomia Online.
“Thirret seanca dhe në fund nuk ka gatishmëri të përfundoj. Pa u konsultuar me Vetëvendosjen u shty seanca. Kjo është diçka që e kemi pa edhe kur u formu qeveria, kur e kemi prit qëndrimin e Vuçiqit në Beograd. Ju e dini qëndrimin e VV-së sepse nuk ka ndryshim nga marrëveshja e vitit 2015. Në Projektligj është një fjali që nuk falet tokë. Në vend që ne si deputet të merremi me tema më të rëndësishme ne jemi blloku me një tendencë që të ratifikohet një marrëveshje”, tha Kollçaku.
Sipas saj Veseli nuk ka pasur asnjë kontakt me VV-në edhe pse është deklaruar që është marrë vesh me të gjitha Grupet parlamentare.