Kollitje, çalim, mbulim me batanije: Pamjet e reja ndezin thashethemet për shëndetin e Putinit

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Vladimir Putin , 69 vjeç, ishte ulur i mbuluar me një batanije të trashë mbi këmbët e tij në Sheshin e Kuq të Moskës të hënën dhe shikuesit e Paradës së Fitores menduan se presidenti rus po çalonte.

Batanija e priti në ndenjësen e tij dhe ndonëse u mbuluan edhe veteranë të tjerë, shumë më të vjetër, të Luftës së Dytë Botërore, spekulimet për shëndetin jo të mirë të këtij njeriu të fuqishëm u ringjallën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

‘Batanija është një detaj interesant. Ka pasur thashetheme të rregullta për shëndetin e keq të Putinit, të cilin Kremlini, natyrisht, nuk e ka pranuar”, tha ish-diplomati britanik Tony Brenton për The Sun.

“Ata që folën me të, njerëz si presidenti francez Emmanuel Macron , raportuan më pak koherencë sesa ishin mësuar të merrnin prej tij”, vazhdoi Brenton.

“Pra, ka arsye për shqetësim. Por duhet të jemi pak të kujdesshëm për atë që duam”, shtoi ai.

Temperatura në Moskë ishte vetëm 9 gradë, e butë dhe Putini, duke ecur drejt Varrit të Ushtarit të Panjohur, ku vendosi një kurorë, u përpoq të fshihte sa më mjeshtëri çalimin e tij.

Pyetjet për shëndetin e tij janë ngritur pasi ai u pa së fundmi duke u mbajtur me dorën e djathtë pas një tavoline në një takim me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Dhe në një takim të fundit me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko , ai u përpoq të frenonte të njëjtën dorë që po i dridhej në mënyrë të pakontrolluar. Ai ka vepruar i pasigurt edhe gjatë meshës së Pashkëve ortodokse në Moskë.

Dhe ndërsa spekulohet se Putin vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri i pankreasit, Kremlini ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e mëparshme për shëndetin e dobët të Carit të Kremlinit. /Reporteri.net

Të ngjashme