Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli ka konfirmuar largimin nga skuadra e Zurich.
Kololli përmes një postimi në faqen zyrtare ka falënderuar tifozët, trajnerin dhe klubin për mbështetjen.
Benjamin Kololli që tre vite është pjesë e gjigantit zviceran.
Në këto 3 vite, Kololli ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit. Ai po kërkon që të transferohet tek një ekip më i madh.