Kolumbia thyen rekordin e vet duke asgjësuar vitin e kaluar plot 100 mijë hektarë plantacione me bimë narkotike.
Vendi amerikanojugor njoftoi se 94 për qind e fushave të mbjella me shkurret tropikale të kokës, lëndën bazë për prodhimin e kokainës, u shkatërruan nga autoritetet në mënyrë manuale.
Eliminimi me djegie është ndaluar nga gjykatat për arsye sigurie, dhe presidenti i vendit po nxit politika që kjo më zgjidhje efikase të aplikohet së shpejti, shkruan oranews.tv.
“Dua të theksoj punën e madhe të kryer nga forcat e zbatimit të ligjit, por pa dyshim që tani do përballemi me sfidën tjetër të rimbjelljeve. Kolumbia e ka të qartë objektivin për të reduktuar me 50 për qind zonën e mbjellë ilegalisht brenda vitit 2022 apo 2023”, deklaroi presidenti kolumbian, Ivan Duque.
Që prej ardhjes në pushtet 17 muaj më parë, dhe prej presionit amerikan, kreu i shtetit dhe qeveria e tij i kanë shtuar aksionet për eliminimin e plantacioneve ilegale, dhe kanë konfiskuar më shumë se 400 tonë kokainë.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në 2018-ën vendi prodhues më i madh në botë i kokainës kishte mbjellë ilegalisht një sipërfaqe prej 169 mijë hektarë bimë kokaine.
Sasia që mjafton për të përgatitur mbi 1,100 tonë kokainë ka për destinacion kryesisht Amerikën.