Një grup i 54 kombeve afrikane ka thënë se “janë jashtëzakonisht të tronditur” dhe kanë kërkuar që presidenti amerikan, Donald Trump të kërkojë falje për gjuhën vulgare, të cilën e ka përdorur për të përshkruar ata në një diskutim për migrimin në Shtëpinë e Bardhë.
Haiti po ashtu ka protestuar pas raporteve mediale, në të cilat është thënë se Trump ka reaguar kundër pranimit të migrantëve nga Afrika dhe Haiti në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë ligjvënësve në Zyrën Ovale, se ato janë shtete “të pista”.
Të 54 ambasadorët amerikanë në Kombet e Bashkuara kanë thënë se “janë jashtëzakonisht të tronditur dhe kundërshtojnë ashpër gjuhën raciste dhe ksenofobinë e presidentit amerikan, siç është raportuar në media”.
Ata kanë kërkuar “tërheqje të deklaratës dhe kërkim falje”.
Disa kombe afrikane kanë protestuar.
Edhe në Haiti është protestuar, derisa ambasadori i këtij vendi ka kërkuar në Uashington që presidenti të kërkojë falje.
“Banorët e Haitit nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, ka thënë ambasadori, Paul Altidor.