Kombëtarja e Sllovakisë është e vendosur për të eliminuar Kosovën në play-off-in e marsit dhe për të siguruar vendin në finale.
Ish-futbollisti Pavol Farkash, tani një nga njerëzit më të afërt me përzgjedhësin Calzona, ka konfirmuar se Sllovakia ka nisur analizat për Kosovën, duke e konsideruar si një kundërshtar shumë të “pakëndshëm”.
“Përgatitjet janë në zhvillim e sipër. Shumicën e gjërave të rëndësishme i kemi gati. E dimë se me kë luajmë. Edhe pse nuk shihet si kombëtarja më e fortë në letër, është kundërshtare shumë e pakëndshëm”, tha Farkash.
Ai shtoi se: “Ata kanë trajner gjerman dhe ekip të organizuar mirë, me shumë individë të shkëlqyer që luajnë në top-ligat në të gjithë Evropën. Asgjë e lehtë nuk na pret. Besoj se me tifozët do t’ia dalim dhe do të shkojmë në finale”.
Si Kosova, ashtu edhe Sllovakia kanë shansin e artë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, veçanërisht pasi finalja zhvillohet në fushën e Kosovës, ku do të takohen me fituesin e gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.
Përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës është caktuar për më 26 mars, ndërsa finalja zhvillohet pesë ditë më vonë. Kombëtarja e kualifikuar do të përballet në grupin e Kupës së Botës me ShBA-në, Australinë dhe Paraguain.