Kombëtarja bëri një tjetër ndeshje të tmerrshme për t’u parë, pa formë, pa përmbajtje dhe pa forcë. Panucci nuk e ka në dorë një skuadër.
90 minuta të tjera për t’u harruar, ndërsa askush nuk beson se ekziston më kjo skuadër. Kosova nuk ishte një rastësi, por një kambanë alarmi, që kombëtarja është në një ditë shumë të keqe. Skuadra që arriti të mbante vendin e tretë në eliminatoret e fundit u zhduk si me magji dhe 3 muaj më vonë kemi një skuadër që nuk do arrin asnjë vend në Kupat e Evropës, nëse do të ishte në Superiore.
Mbrojtja fut ujë nga të gjithë krahët me Mavrajn e Gjimshitin që për asnjë moment nuk u koordinuan. Në të majtë nuk ka mbrojtës dhe Veselin plotëson vetëm numrin. Hysaj lufton i vetëm, por nuk ka as pika mbështetje dhe as kontakti. Mesfusha jo vetëm që nuk krijon, por nuk arrin as të mbulojë.
Për sulmin është e tepërt të flasim, shkruan Top Channel.
Panucci nuk e ka luksin të lërë jashtë kësaj skuadre Agollin, Bashën, Grezdën, Xhakën dhe Memushajn.
Berisha 6 – Bën të pamundurën edhe pse përpara tij askush nuk e ndihmon.
Hysaj 5 – I kudo ndodhur por pa mbështetje. I fortë në dyluftime dhe në ndihmë të skuadrës
Gjimshiti 4.5 – Shumë pak siguri dhe për më tepër nuk arrin të koordinohet me tjerët
Mavraj 4 – ka një mungesë të theksuar organizimi dhe koordinimi. Kundërshtari ishte një hap përpara
Veseli 4 – Trajneri provoi, por ashtu si dhe të tjerët dhe Veseli nuk e bën dot atë pozicion. Në shumë raste mbyllej drejt qendrës
Lilaj 5 – I vetmi që vinte era futboll. U mundua të vendosë rregull në mesfushë, por më shumë se të ndërtonte ju desh të mbronte
Ramadani 4 – Shumë pak dyluftime dhe pak shtysë. Ndihet si i mpirë në fushë
Ndoji 4.5 – Edhe ndryshimi i pozicionit nuk i dha ndonjë avantazh mesfushorit shtatlartë
Roshi 4.5 – Tentoi disa inkursione sporadike, por në asnjë rast nuk kishte mbështetje dhe pika kontakto për vazhdimësi
Lenjani 4 – I humbi fanela në pjesën më të madhe të lojës, pasi pothuaj nuk u përfshi në veprime me skuadrën
Manaj 4.5 – Shumë i vetmuar për të bërë sulmin, ndaj një mbrojtje të qartë
Qaka 4, Memolla 4, Balaj 4, Cikalleshi 4, Ajeti 4
Panucci 4 – Nuk e ka skuadrën nën kontroll dhe për më shumë nuk ka as edhe një ide se ai mund të luajë me këta futbollistë që ka në dispozicion