Kombëtarja U-17 e Kosovës ka shënuar fitore 2-0 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e dytë në turneun “2017 Mercedes Benz Agean Cup”, që po mbahet në Kusadasi të Izmirit,
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17 tani kanë një humbje dhe një fitore në këtë turne, transmeton Express.
Djelmoshat e përzgjedhësit Besnik Kollari e humben ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0 nga Turqia. Ndeshja e radhës do të jetë të enjten kundër Shqipërisë.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh: “Unë i përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe fitues që treguan sot në këtë ndeshje dhe ku mbizotëruam plotësisht. Kishim bërë një analizë të mirë paraprake të lojës së Azerbajxhanit e ku pikëtuam pikat e forta e të dobëta të rivalit”.
Ai ka thënë se kjo fitore ua rrit atyre shpresat dhe vullnetin për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë.