Kombinimi ushqimor për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 12:48 | Nga

Përzgjedhja e duhur ushqimore është mjaft e rëndësishme për imunitetin tonë, shëndetin tonë dhe mirëqenien e kockave tona.

Për të pasur eshtra të fortë, nevojiten nutriente kyçe, si: kalciumi, magnezi, kaliumi, betakarotinë, vitamina dhe proteina.

Ky kombinim është përdorur në kohët e lashta në Greqi dhe përdoret edhe në ditët e sotme si një ushqim shumë i dobishëm për kockat tona.

Senior tourist couple hiking at the beautiful mountains

Përbërësit:

▪ 10 lugë gjelle fara lini
▪ Pesë lugë të bluara të susamit
▪ Tri lugë rrush të terur
▪ Pak kungull të verdhë
▪ Pak tërshërë ose misër
▪ Pak fara luledielli
▪ 1 kg mjaltë të livadheve

 Përgatitja:

Hidhini në një enë të madhe të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë me një lugë druri që të mos humbasin vetitë mjekësore të tyre.

Konsumoni çdo ditë esëll një lugë gjelle dhe një lugë para drekës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme