Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte në shënjestër të dy komedianëve rusë.
Bëhet fjalë për Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov, të cilët duke u paraqitur me identitet të rremë të figurave të larta politike, flasin për një orë me Zaevin.
Bisedat mes kreut të ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut dhe komedianëve janë publikuar edhe në kanalin zyrtar të Youtube.
Ato regjistrime ishin bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe i kanë publikuar.
Bisedat kishin të bëjnë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100 mijë euro Patriarkut Bartolomej.
Sipas Zaev pjesa e fundit e bisedës telefonike është një e pavërtetë e montuar nga ana e tyre, shkruan Alsat-M.
Në konferencë për media Zoran Zaev tha se është viktimë e transparencës.
“Pranoj se jam viktimë e transparencës dhe disponimit tim të vazhdueshëm ndaj të gjithë”.