Përzgjedhësi i Norvegjisë U-21, Leif Gunnar Smerud, është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes me Kosovën.
Ai ka deklaruar që skuadra e tij i dha shumë hapësirë kundërshtarit.
“Kosova tregoi karakter të madh që nga fillimi e deri në fund. Kjo ishte një fitore e merituar e tyre”, deklaroi Smerud pas ndeshjes.
“Kosova nuk u dorëzua kurrë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe kjo është arsyeja se pse fituan. Ne iu dhamë shanse dhe ata i shfrytëzuan”, transmeton Express.