Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka parë me shqetësim videon e publikuar në media, me pamjet filmike të ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije.
KOMF bën thirrje tek mediat që kanë publikuar pamje filmike të cilat mund të çojnë në zbulim të identitetit të fëmijës, t’i largojnë menjëherë ato.
“Zbulimi i identitetit të fëmijës viktimë çon në dëmtim të rëndë dhe riviktimizim të fëmijës. Mediat në radhë të parë të mbrojnë mirëqenien, integritetin e fëmijës, konfidencialitetin e rastit duke pasur në fokus interesin më të mirë të fëmijës”, thuhet në komunikatën për medie.
Pamjet filmike, sipas kësaj organizate duhet të dorëzohen tek organet e rendit dhe drejtësisë. KOMF kërkon ndërmarrjen e veprimeve urgjente sipas legjislacionit në fuqi për sigurimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijës dhe marrjen e masave ndaj kryerësit.