KOMF: Ndërprerja e procesit mësimor, dëmton interesin e fëmijëve

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 09:57 | Nga

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka reaguar pas grevës së fundit të arsimit në Kosovë.

KOMF në një njoftim për media thekson  se procesi mësimor për asnjë arsye nuk guxon të ndërpritet nga asnjë akter brenda procesit mësimor dhe jashtë tij.

“Ndërprerja e procesit mësimor si veprim është në kundërshtim të plotë me interesin më të mirë të fëmijëve dhe cenon të drejtën për arsim e garantuar me instrumentet ndërkombëtare dhe aktet ligjore duke filluar nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve deri tek Ligji për Arsim Parauniversitar i Republikës së Kosovës”.

“Ne si koalicion kuptojmë shqetësimin e drejtë dhe të ligjshëm të mësimdhënësve të cilët adresojnë pakënaqësitë e tyre ndaj çështjeve që lidhen me pozitën e tyre dhe procesin mësimor, por nuk mbështesim asnjë formë të protestës e cila paraqet pengesë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Shfrytëzimi i fëmijëve gjatë orarit mësimor pengon procesin mësimor, shkakton ngecje në mësim tek fëmijët, krijon kushte që fëmijët gjatë orëve të protestës të hasin në konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve dhe bredhje në pritje për fillim të mësimit”.

Ky koalicionbën apel tek institucionet vendore dhe institucionet arsimore që të bëjnë përpjekje të  gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për dalje nga kriza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme