Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një takimi me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e familjeve të viktimave të luftës në Kosovë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur edhe disa nga hapat e mëtejme.

Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

Veseli përmendi se ky Komision do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës.

Kryetari Veseli përmendi opsionin e angazhimit të një kompanie ndërkombëtare, e cila do të ishte e specializuar në këtë fushë, për të asistuar në të gjitha format.

Deputetja e VV-së, Saranda Bugojevci, tha se që kur ka qenë e vogël është përballur me dëshmi e me rrëfime të krimeve dhe në bazë të asaj se çfarë ka parë duhet shumë punë dhe ajo tha se është skeptike për këtë Tribunal, raporton EO.

“Nuk jam për Tribual Ndërkombëtar, por gjykatë për krime lufte brenda Kosovës”, tha ajo.

Bugojevci tha se Tribunali kërkon kosto e shumë punë para se të vihet deri tek një Tribual i tillë dhe se a pranohet të ketë Tribunal Ndërkombëtar.

Ajo tha se për viktimat e dhunës seksuale është vendosur qe të jetë data 14 prill që të kujtohen viktimat e dhunës seksuale.

“14 prilli të jetë data që përkujton gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë”, tha ajo.

Të ngjashme