Komisioneri në Rahovec fotografon votën, arrestohet nga policia

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Procesi i votimit në Komunën e Rahovecit në përgjithësi ka shkuar mirë me disa përjashtime.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Laurate Dula ka njoftuar nga Rahoveci për disa parregullsi që kanë të bëjnë me fotografimin e votës dhe një problem që përsëritet pothuajse çdoherë, mos gjetja e emrit në listat e votuesve.

Zyrtari i DNV për Komunën e Rahovecit, Dukagjin Nishiqi, duke folur për RTV Dukagjinin ka treguar për këto parregullsi.

“Ajo çfarë është vërejtur nga vëzhguesit tonë është parë që shumë votues nuk e kanë gjetur veten në listën e votimit. Ajo që është më shqëtësuese është se janë evidentuar gjashtë raste të fotografimit të votës. Në dy prej tyre është reaguar dhe personat që kanë fotografuar votën janë arrestuar. Bëhet fjalë për një persona që ka qenë komisionerë rezervë i një partie në shkollën “Xelal Hajda-Toni. Ky komisioner ka fotografuar votën ku më pas kanë reaguar komisionerët tjerë që kanë njoftuar policinë”.

Vëzhguesi i DNV-së tregon më tej se i njëjti komisionerë është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga prokurori i rastit.

Ai tregon se në Rahovec ka ndodhur edhe një rast tjetër ku një votues ka fotografuar votën, por më pas i njëjti është kapur nga komisionerët tjerë dhe në atë rast ai ka grisur fletën e votimit.

Nishiqi ka thënë se me të njëjtën janë marrë policia dhe prokuroria dhe vazhdojnë procedurat e tjera.

Laureta Dula në Rahovec

Pa rregullsi në Rahovec

Gepostet von RTV Dukagjini am Sonntag, 6. Oktober 2019

Të ngjashme