Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme viziton sot Shqipërinë

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson sot pritet të vizitojë Shqipërinë.

Në qendër të takimeve të Johansson do të jetë bashkëpunimin mbi migracionin, duke zhvilluar edhe një vizitë në kufirin me Greqinë në Kakavijë.

“Të shtunën, Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson do të udhëtojë në Shqipëri për takime politike dhe për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin. Komisionerja do të vizitojë gjithashtu operacionet e përbashkëta të Frontex në kufirin me Greqinë në Kakavijë”, thuhet në njoftim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme