Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtua Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit.
Kryetari i komisionit Lumir Abdigjiku tha se të dy projektligjet nuk kanë kosto shtesë financiare dhe procedohen në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi marr mendimin e ministrisë së financave dhe dy logjet nuk kanë kosto shtesë financiare dhe si te tilla i votojmë dhe i dërgojmë në shqyrtim të dytë”, tha ai.
Me 7 vota për 1 kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe me vota të njëjta ka kaluar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit.