Komisioni Evropian ndan 33 milionë euro për Libanin

| 06 Gus 2020 | 14:32 | Nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës se sotme ka folur me kryeministrin e Libanit, Hassan Diab.

Ajo i ka shprehur ngushëllime për katastrofën që ndodhi në Bejrut, ku edhe u ka ofruar mbështetje popullit libanez.

“Komisioni Evropian po mobilizohet që të ndaj 33 milion euro për nevojat e para emergjente me mbështetje të mëtutjeshme” ka shkruar Leyen në Twitter.

Të ngjashme